Pamje të rënda nga rrahja e të miturve në Gjakovë, shoferi 16-vjeçar theri me thikë disa herë këmbësorin (VIDEO)

Sot u raportua për një rast të përleshjes që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, ku janë përfshirë disa të mitur, dy prej të cilëve kanë përfunduar në Polici, njëri si i dyshuar, e tjetri si viktimë. I dyshuari si shofer i një vetureje, ka therur me thikë viktimën, që ishte këmbësor dhe për pasojë përfundoi në ndalim policor. Sinjali tashmë ka siguruar pamje të rrahjes dhe detaje të reja.  

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuar për rastin është R.P., ndaj të cilit Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim prej 48 orësh, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.  

Por si ndodhi rasti?  

Më poshtë mund t’i shihni pamjet se si i dyshuari sulmon viktimën, teksa bashkë me ta janë edhe disa persona të tjerë, të cilët nuk dihet nëse kanë gisht në këtë sherr.

Siç mëson Sinjali, i mituri u ther disa herë me thikë dhe për pasojë ka marrë plagë në kokë, sy, këmbë e pjesë të tjera trupore. Kështu kanë bërë të ditur burimet nga Emergjenca, që njoftuan se 16-vjeçari u pranua në gjendje serioze në këtë qendër.

I njëjti ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë, ku ka rrëfyer për ngjarjen që kishte ndodhur. 

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *