Vjehrra e Albulena Haxhiut nervozohet me Hykmete Bajramin: Ne qat aksident e ke thy qafen ti e tash ke mbetur gjysë budalli

Xhezide Krasniqi, vjehrra e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ofenduar deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke e quajtur gjysmë budall.

Vjehrrës së ministres Haxhiu duke se nuk i ka pëlqyer një deklarata e deputetes së LDK-së Hykmete Bajrami.

Ditë më parë, ajo kishte thënë se 14 shkurti i vitit 2021 ishte aksidenti më i madh i pasluftës, duke ju referuar ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes, partisë së Albulena Haxhiut.

Nëna e bashkëshortit të ministres ka komentuar në njërën prej mediumeve kosovare, ku raportohej deklarata e deputetes Bajrami. 

Ajo ka shkruar se në atë aksident Hykmete Bajrami e ishte thyer qafën dhe tani ka mbetur gjysëm budalli.

“Ne qat aksident e ke thy qafen ti e tash ke mbetur gjysë budalli!”, ka shkruar vjehrra e ministres Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *