Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 1 muaj ndaj kirurgut të Spitalit të Vushtrrisë, Ekrem Sefiu. Seanca ndaj tij pritet të mbahet sot.
Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i prokurorisë, Valon Preteni.
Për njërin person të ndaluar, me iniciale E.S., Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, dhe seanca pritet të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. I ndaluari tjetër me iniciale A.L., është liruar dhe për të njëjtin do të vendoset në procedurë të rregullt, ndërkaq personi i tretë për këtë rast me iniciale I.Z., nuk është intervistuar ende pasi që ende nuk është arrestuar”, ka thënë Preteni.
Për çka dyshohet kirurgu Ekrem Sefiu?
Kirurgu i Spitalit të Vushtrrisë, Ekrem Sefiu dyshohet se ka marrë 140 euro nga një pacient për operacion.
Për rastin për Shnetën ka folur familjari i pacientit të operuar nga kirurgu Ekrem Sefiu. Ai deklaronte se kishte shkuar në Spitalin e Vushtrrisë dhe rastësisht ishin takuar me Sefiun.
Familjari tregon se motra e tij i ka dhënë mjekut rreth 140 Euro për operacionin.
Familjari: Diçka pagujtëm s’di çka janë ato.
Sinjalizuesi: Klipat. Kujt ia dhe, doktorit a?
Familjari: Doktorit. S’po më intereson veç le të kryhet mirë.
Sinjalizuesi: Sa ja dhe?
Familjari: 150-160 nuk e di sa, 140 a…Na ndodhi nuk jena provu…Qashtu diçka se motra ia ka dhanë.
Ndërkohë, Prokuroria ka liruar kirurgun Arsim Latifaj teksa kirurgu Isuf Zekaj ende nuk është intervistuar.