Përfundon takimi me Osmanin, Chollet i shkon në zyrë Kurtit

Ka përfunduar takimi i presidentes Osmani me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Pas takimit me Osmanin, Chollet është drejtuar për tek zyra e Kryeministrit, Albin Kurti me të cilin po ashtu pritet të zhvillojë takim.

Përpos me krerët e shtetit, zyrtari i lartë amerikan do të takojë edhe krerët opozitarë.

Paraditen e sotme, Chollet do të takojë krerët e opozitës – Memli Krasniqin e PDK’së, Lumir Abdixhikun e LDK’së dhe Ramush Haradinajn e AAK’së.

Sipas njoftimit të DASh-it, ai do të bisedojë me krerët në Kosovë dhe të Serbisë për integrimin euroatlantik, përfshirë edhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve, të bazuar në njohje reciproke.

Chollet muajve të fundit ka realizuar disa telefonata me Kryeministrin Kurti ndërsa një herë e ka pritur edhe në ShBA.

Chollet vjen në Kosovë e Serbi pas tensioneve të fundit në veri dhe në kulmin e përpjekjeve që janë duke bërë SHBA dhe BE për të arritur një marrëveshje mes dy vendeve mbi bazën e planit franko-gjerman.

Pas Prishtinës, Chollet do të qëndrojë në Beograd më 12 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *