U qëllua me armë zjarri nga ish-partneri i të dashurës, ndërron jetë shqiptari në Gjermani

Një shqiptar nga Kosova është vrarë nga një shtetas gjerman në Gjermani. Mediet vendase raportojnë se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

Mësohet se viktima, 31-vjeç dhe është dërguar në spital, por nga plagët e rënda ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa sipas autoriteve  shqiptari është vrarë nga ish-partneri i të dashurës, i cili ka rënë në prangat e policisë.

Policia po bën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *