Gresa: Biseda e djeshme me babin më ka jep forcë të vazhdoj tutje

Gjatë një bisede në mes të Fisit dhe Gresës të zhvilluar në sallonin e shtëpisë më të përfolur të momentit në trojet shqipfolëse, atë të Big Brother VIP Kosova, kjo e fundit ka folur pak rreth surprizës së mbrëmshme nga babai i saj.

Gresa ka thënë se befasia që i erdhi mbrëmë nga “Vëllai i Madh” ka ndikuar në mënyrë pozitive në disponimin e saj dhe i ka dhënë fuqi për të vazhduar tutje.

“Kisha pas nevojë edhe më shumë për një përqafim, qe disa ditë thosha ‘dua t’ia dëgjoj zërin’, më ka ndihmuar, më ka dhënë forcë. Edhe ai është emocionuar e mërzitur, babushi”, ka thënë Gresa pos tjerash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *