Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se për shkak të numrit të madh të aplikimeve për kadetë të FSK-së, ka rënë teknikisht sistemi, raporton Gazeta10.
Ai ka folur përgjithësisht edhe për procesin e rekrutimit të ushtarëve të rinj.
Më tej, ai ka rikujtuar kushtet bazë si dhe procedurat administrative.
“Shërbimi juaj-dedikim i shenjtë për të ardhmen e sigurtë të vendit”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj.
Këtu keni postimin e plotë:
“NJOFTIM
Të dashur të rinj e të reja të vendit tonë,
Ju njoftojmë se Ministria e Mbrojtjes është duke pranuar numër të madh të aplikacioneve në konkursin për pranimin e 612 ushtarë të rinj aktiv dhe 388 ushtarë të komponentës rezervë.
Për shkak të qasjes së njëkohshme të shumë aplikantëve në platformën tonë të aplikimit, janë shfaqur pengesa teknike që po vonojnë procesin e aplikimit. Andaj, në rast se hasni në pengesa të tilla ju ftojmë që të provoni prap pas disa minutash.
Ju njoftojmë edhe njëherë se të drejtë të aplikimit kanë të gjithë të rinjtë e të rejat nga mosha 18-25 vjeç.
Informatat plotësuese rreth pocedurave të aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, i gjeni në shpallje të konkursit që është në linkun: https://mod.rks-gov.net/konkurs-per-rekrutimin-e…/
Formulari i aplikimit plotësohet online në linkun: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply ku duhet bashkëngjitur të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.
Për informata plotësuese, asistim në aplikim, mund të vizitoni ekipet ndihmëse në secilin kazermë apo mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.
Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve.
Bëhu ushtar i Republikës së Kosovës!
Shërbimi juaj- dedikim i shenjtë për të ardhmen e sigurtë të vendit”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.