Olti Curri drejtuar Stresit: Feja e ndalon edhe promovimin e drogës, seksit dhe alkoolit

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, kanë lindur një sërë debatesh mbi pranimin ose refuzimin e komunitetit LGBT në Kosovë.

Kësisoj, pas reagimeve të Edonit kundër Stresit, sipas të cilit ky i fundit “kishte ndryshuar mendimet karshi këtij fenomeni”, një mendim e dha edhe opinionisti i këtij formati televiziv, Olti Curri.

Curri ka thënë se Edoni është eliminuar nga BBVK vetëm për shkak të orientimit të tij seksual dhe është votuar nga “shumica homofobe”, ndërsa pati diçka për thënë edhe për Stresin.

“Feja u përmend në lidhje me orientimin seksual, por feja po ashtu ndalon edhe promovimin e alkoolit, zhveshjes, prostitucionit. Prandaj, nëse në tekste i ke kënduar seksit e alkoolit, ke promovuar një gjë që është në kundërshtim me fenë”, i ka thënë Curri, Stresit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *