Papastërtia është bërë sërish temë diskutimi dhe këtë edicion të dytë të “Big Brother VIP”, ku së fundmi Mikela Pupa gjatë një bashkëbisedimi me Tea Trifonin ka shprehur pakënaqësitë e saj në lidhje me këtë gjë.
Mikela dhe Kiara kanë pasur një marrëdhënië shumë të mirë me Olta Gixharin, por së fundmi duket se nuk janë më aq të afërta me njëra-tjetrën dhe kanë diskutuar me banorë të tjerë për pakënaqësitë që ndjejnë ndaj Oltës.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ironizoi Olta Gixharin se kur del para kamerës e tregon veten si një ‘maniake të pastërtisë’ por sipas saj aktorja nuk është ashtu siç duket.
Më tej Mikela u shpreh se kuzhina ishte shumë e pisët dhe është një nga gjërat që aji ka me shumë merak.
“Kur del para kamerës mban fjalime që është e pastër, që është si manjake e pastërtisë. Dhe i thashë “a të iku buka poshtë me gjithë këtë pisëllëk këtu, se mua nuk më shijoi.” U çova dhe doja të haja diçka se e kisha gojën e thatë dhe kur pashë kuzhinën mu mblodh këtu, ,e ërdhi për të vjellë. Unë kuzhinën e kam shumë merak”-u shpreh ajo.