The Guardian: Normalizim të marrëdhënive me autonominë politike të serbëve të Kosovës, e kundërta rrezik për konflikt

Gazeta e njohur angleze The Guardian  në një editorial dedikuar Ballkanit Perëndimor ka kërkuar më shumë punë e më pak fjalë të ngrohta në vitin 2023 nga BE-ja për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

“Ky fokus i ripërtërirë perëndimor është shumë i nevojshëm, por, duke pasur parasysh një kontekst të errët, kërkohet më shumë se fjalë të ngrohta. Muajin e kaluar, mosmarrëveshjet lokale çuan në ngritjen e barrikadave për një kohë të shkurtër në pjesën më veriore të Kosovës, e cila është kryesisht etnike serbe. Marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit – e cila gëzon mbështetjen entuziaste të Kremlinit dhe refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës – duken më keq se në çdo moment gjatë 20 viteve të fundit” shkruan The Guardian, raporton Gazeta 10.

Më tej, sipas prestigjiozes britanike, nëse në vitin 2023 nuk do të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, me autonominë politike për serbët e Kosovës, atëherë rreziku i konfliktit është i afërt dhe real.

“Kapaciteti i BE-së për të ndërmjetësuar është i ndërlikuar nga varësia e Serbisë nga gazi rus dhe refuzimi i Beogradit për të vendosur sanksione ndaj Moskës. Por nëse marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 nuk zbatohet përfundimisht këtë vit – që lidh autonominë politike për serbët e Kosovës me një normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve – rreziku i konfliktit të afërt është real. Po të ndodhte kjo, pasojat më të gjera do të ishin serioze, jo më pak në aspektin e një krize të re refugjatësh” shkruan editoriali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *