Një rast i dhimbshëm ka ndodhur sot në një familje në fshatin Kopernicë të Kamenicës, ku një grua 83-vjeçare është rrëzuar nga kati i dytë i shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima u rrëzua aksidentalisht nga tarraca e katit të dytë të shtëpisë ku po qëndronte pasi nuk kishte mbrojtëse dhe fatkeqësisht ra në oborr pa shenja jete. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku që ka dalë ne vendin e ngjarjes, thonë burimet nga Emergjenca.
Siç mëson Sinjali, në lidhje me rastin janë vënë në dijeni edhe Policia e Prokuroria, me ç’rast kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme.
Pasi janë kryer procedurat në vendngjarje, trupi i pajetë iu është liruar familjes për ceremoninë e varrimit.