Pas refuzimit të Encës për rol në filmin e tij, Bes Kallaku flet për herë të parë dhe zbulon si qëndron raporti mes tyre sot 

Pas publikimit të filmit “Falco”, Bes Kallaku, i ftuar në “Shiko Kush Luan” asokohe ka bërë një koment aspak të këndshëm për Encën, e cila ja ka pasuar e ftuar sërish në “Shiko Kush Luan” duke treguar se ka refuzuar ftesën e tij për në film, pasi kishte pranuar ftesën e Ermal Mamaqit dhe asokohe është shprehur se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Bes Kallakun.

Nisur nga kjo histori, Besi është pyetur si qëndron marrëdhënia e tyre dhe nëse do ta ftonte sërish për një bashkëpunim nëse do të bënte sërish një film.

Besi ka treguar se me Encën nuk ka patur asnjë komunikim që prej asaj kohe, ndonëse është i hapur për bashkëpunime me çdo personazh shqiptar dhe madje do e ftonte edhe Encën sërish.

https://youtube.com/watch?v=nVxMNoqeoGs%3Ffeature%3Doembed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *