Indeksi i Fuqisë Globale 2023, i hartuar nga Global Fire Power e ka renditur Kosovën në vendin e 134-të nga 140 shtete të marra në studim, sa i përket fuqisë së tyre, ushtarake dhe njerëzore.
Krahasuar me studimin e një viti më parë, Kosova ka përmirësim në pesë shkallë. Në 2021 renditej e 139-ta në botë, ndërsa tani ndodhet në renditjen 134-të – duke lënë prapa, Panamanë, Republikën e Afrikës Qendrore, Islandën, Sierra Leone, Beliz, Surinami, Somalinë, Moldavinë, Beninin dhe Butanin.
Shqipëria renditet më në vendin e 91, duke u ngritur për 24 vende në renditje, krahasuar me vitin 2022, që ishte në vendin e 115-të.
Serbia është e pozicionuar në vendin e 58, duke pësuar rënie për katër shkallë. Kroacia renditet e 69-ta në total sipas studimit, Bosnja e Hercegovina renditet në vendi e 133-të ndërsa Mali i Zi në vendin e 128 dhe Maqedonia në vendin e 108-të, njofton Telegrafi.
Ndërsa 10 vendet me ushtritë më të fuqishme të botës, sipas listës, përfshihen SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca e Italia.