Filloreta Raci, artiste shumë e dashur për publikun ka lansuar këngën të njëpasnjëshme që do të jenë pjesë e albumit ndërsa një të tillë e paralajmëruar edhe së fundmi.
Autorja e shumë hiteve të njohura, krahas atyre solo po sjell gjithashtu bashkëpunime dhe një i radhës pritet të publikohet së shpejti.
Kështu ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku edhe ka zbuluar emrin e bashkëpunëtorit.
Fifi njoftoi fansat se kënga e radhës është një duet me reperin e njohur shqiptar, Blasta.
“Kur kam paralajmëruar albumin dhe ditët kur lansoja këngët, kam treguar që në album kam bashkëpunuar me disa emra të rinj në treg. Por, bashkëpunimi im i radhës është me një artist jo të panjohur, as i ri në treg nuk është, qysh po thua ti Bllazdë. Unë mezi po pres me dal kënga”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e postimit.