Pas mesnate reagon PDK për rastin në Shtërpcë, kjo është kërkesa e tyre

PDK ka kërkuar që të ndriqohet sa më shpejtë rasti i plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.

Ajo ka bërë thirrje që autori të vihet para dtejtësisë nga organet e rendit.

Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së, ka thënë për Gazeta Blic se të gjithë duhet kontribuar qësituata e krijuar të menaxhohet me gjakëftoftësi.

“Rasti i plagosjes së dy të rinjve në Shterpcë duhet të ndriqohet sa më shpejtë dhe gjithanshëm nga organet e drejtësisë. Ftojmë organet përkatëse që ta vënë autorin e këtij veprimi qyqarë e shumë të rrezikshëm para drejtësisë. Është e domosdoshme që të gjithë pa dallime të kontribuojmë që situata e krijuar të menaxhohet me gjakëftoftësi si parakusht që të mos përkeqësohet në asnjë aspekt. Të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejt”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *