Kthimi i 1000 trupave në Kosovë, KFOR-i i ka kthyer përgjigje Serbisë

KFOR-i ka kthyer përgjigje Serbisë lidhur me kërkesën e saj për kthimin e 1000 trupave të saj në Kosovë, raporton Neutral.

Përfaqësues të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë marrë sot përgjigjen nga përfaqësues të KFOR-it.

Kjo përgjigje i është dorëzuar Kabinetit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Përfaqësuesit e Komisionit për Zbatimin e Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë morën përgjigje nga përfaqësuesit e KFOR-it për kërkesën për kthimin e deri në 1000 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe Policisë serbe në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, shkruan Tanjug.

“Ministria e Mbrojtjes e ka dorëzuar dokumentin e lartpërmendur në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta njohur Presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it, njoftoi Ministria e Mbrojtjes”.

Kujtojmë se një kërkesë të tillë ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e kishte quajtur të papranueshme këtë kërkesë ndërsa i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kishte thënë se SHBA-ja e refuzon kategrorikisht një gjë të tillë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *