Andi, Xhoni, Vivien dhe Edoni, këta katër banorë kanë qenë të nominuarit e kësaj jave.
Njëri nga ta do të largohet sonte nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, përcjell Klankosova.tv.
Por, jo të katër banorët e morën me sportivitet nominimin, sepse ishte Edoni ai i cili nuk e përjetoi mirë këtë gjë.
Ai ditët e para pas nominimit është shfaqur i mërzitur dhe është shprehur se nuk ndihet i gatshëm të dal këtë javë nga shtëpia.