Gjakovari rrah brutalisht gruan e tij, e godet me kabllo të rrymës

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Në Polici kanë përfunduar mbrëmë edhe një çift nga Gjakova, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e çifti ku pas një konflikti verbal, i dyshuari ka eskaluar në sulm fizik duke e goditur viktimën me kabllo elektrike dhe dru.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, 35-vjeçarja ka marrë lëndime trupore për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë rastin e ka denoncuar edhe në Polici, ku para hetuesve ka rrëfyer në detaje gjithë atë që ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arritur që të arrestohet dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Po ashtu Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pushtë gjuetie me fishekë.

Me urdhër të prokurorit 46-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndërsa viktima është larguar që të jetojë në shtëpinë e familjes së saj në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *