Katër nxënës në një shkollë në Prishtinë janë arrestuar gjatë ditës së sotme për shkak të një përleshjeje fizike mes tyre.
Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka deklaruar se një person ka pësuar lëndime.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në një shkollë në Prishtinë. Në këtë rast është lënduar një person, të cilit i është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor”.
“Nga ana e zyrtarëve policor, të stacionit jugu në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar (meshkuj të mitur), të cilët pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor”, tha tutje Ahmeti.