Në shtëpinë e BBVK pritet të futet këngëtarja e njohur, Ganimete Abazi.
Ndërsa, një emër tjetër sot është raportuar në media.
Këtë të premte shtëpia e Big Brother VIP Kosova do të mbushet me disa banorë të rinj.
Telegrafi ka mësuar nga burime pranë spektaklit se një nga emrat e rinj që pritet t’i bashkohet aventurës së famshme është moderatori i emisionit “Barber Shok”, Fisnik Juniku.
Fisi përveçse moderator i emisionit që vë në fokus hip-hop kulturën e vendit, ka qenë më parë edhe basketbollist si dhe është organizator i eventit “3×3 Prishtina”.