Mbrojtësi i Lecce-s, Samuel Umtiti, u largua nga fusha në lot pasi u keqtrajtua nga tifozët e Lazios në ndeshjen e javës së 16-të ligës italiane Serie A italiane të mërkurën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Reprezentuesi francez i lindur në Kamerun, Umtiti, si dhe anësori zambian, Lameck Banda, iu nënshtruan abuzimeve raciste nga tifozët në tribuna.
Umtiti, 29-vjeç, u largua me lot nga fusha, së bashku me ovacione nga tifozët e Lecce-s në fund të ndeshjes, të cilën vendasit e fituan 2:1, shkruan shtypi italian.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, doli në mbështetje të dy lojtarëve.
“Solidaritet me Samuel Umtitin dhe Lameck Bandan. Ta themi zëshëm dhe qartë: JO RACIZMIT!”, shkroi ai në Instagram.
Umtiti, i cili iu bashkua Lecce-s nga Barcelona në huazim në gusht 2022, deri më tani ka luajtur gjashtë ndeshje për skuadrën nga Serie A. Ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës FIFA 2018 me Francën.
Banda, 21-vjeç, iu bashkua Lecce-s nga klubi izraelit Maccabi Petah Tikva në gusht 2022, ndërsa ka shënuar një gol në 16 paraqitje për klubin italian.