Sot janë bërë 11 vjet nga vdekja e gjeneralit të UÇK-së, Shaban Shala. Vëllai i tij, Elmiu, në një postim në Facebook është ankuar në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale për mosrregullimin e varrit të të ndjerit.
Ai tha se gjendja e varrit të gjeneralit “është dëshmia më e mirë për ‘kujdesin’ që institucionet bëjnë ndaj varreve të dëshmorëve dhe heronjëve”.
“Gjendja ne te cilen ashte varri i Shaban Shales, ashte deshmia me e mire per “kujdesin” qe Instiucionet e Kosoves, konkretisht Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale ben ndaj varreve te Deshmoreve dhe Heronjeve te Kombit shqiptare”, ka shkruar ai.
Elmi Shala ka publikuar fotografi të varrit të vëllait të tij të ndjerë.