Një i ri është therur shtatë herë me thikë nga persona të panjohur.
Rasti ka ndodhur në fshatin Saradran të Istogut.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 17:40. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.
Ende nuk dihet se cila ishte arsyeja që çoi deri tek kjo ngjarje.
Klankosova.tv mëson se viktima është i moshës 25-vjeçare.