Ky është i arrestuari për mashtrim në Viti, ua shiti parcelat e njëjta dy familjeve

Një person në Viti, dyshohet se ka mashtruar dy familje atje, duke ua shitur parcelën e njëjtë, në periudhe të ndryshme kohore. I dyshuari është prangosur në orët e mëngjesit dhe tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se personi që u kap nga Policia si i dyshuar për këtë rast është Sylejman Rukovci, 53-vjeçar, i cili jeton në Gjilan.

Ai po dyshohet se në vitin 2008 kishte shitur disa parcela një familjeje nga Vitia dhe nuk ua kishte kaluar në emrin e tyre.

Pas disa vitesh, në 2021, Rukovci dyshohet se të njëjtat parcela ua kishte shitur një familje tjetër po ashtu nga Vitia. Sinjali mëson se këto dy familje kishin pasur probleme të mëhershme pikërisht lidhur me disa prona në Viti.

Pas provave të mbledhura, policia ka lokalizuar të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *