Moderatorja Zhkalina Gjolla ka folur për herë të parë për daljen e saj të papritur nga shtëpia e BB VIP 2 në 1 janar. Ajo tha se u gjet e pamësuar më shtëpinë dhe me sulmin e pashkak të Olta Gixharit.
Sipas Zhaklinës, në shtëpi u krijua një situatë toksike, ndërsa theksoi se e humbi sensin e kohës dhe nuk po e gjente më veten aty.
Arbana: Përse vendose të lësh BB VIP 2?
Zhaklina: Orët ishin shumë të gjata, kisha humbur sensin e kohës, në shtëpi mu krijua një situatë toksike, ndjeja negativitet. Nuk ndieja energji të mirë. Nuk gjeta dashuri aty, dhe e kuptova që duhet të gjej vendin tim.
Arbana: Ajo është një lojë, dhe fiton ai ka më shumë durim…
Zhaklina: Sulmi i parë erdhi nga Olta, pak i çuditshëm se di pse ndodhi, pastaj rulota, pastaj të tjerët kishin krijuar tashmë marrëdhënie, isha e kufizuar.
Më pas kur shkova në shtëpi ishte e vështirë të gjeja hapësirën time personale, por mu desh kohë të ambientohesha. Pra u çorodita, nuk isha në shtëpinë time. Unë jam një person që I ruaj mirë hapësirat e mia personale.
Olta bëri një sulm që nuk e prisja. Unë nuk e kam në tip të përgjigjem me një sulm të tillë.
Unë me Oltën s’kisha çfarë diskutimi të bëja, pra më mbetej vetëm të ofendoja, siç bënte ajo me mua. Ajo thoshte që më vjen erë e keqe, dhe unë duhet ti përgjigjesha njësoj. Unë nuk doja ta bëja njësoj si ajo. Nga ana tjetër banorët e tjerë më dukeshin sit ë ngrohtë ndaj meje, por prapë. Unë u bllokova aty.