Edoni foli sonte për fëmijërinë e vet dhe për xhelozinë e madhe që kishte ndierë kur i kishte lindur vëllai.
Edoni tha se aq xheloz ka qenë saqë ka dashur ta mbysë vëllanë me jastëk.
“Pasi kam qenë fëmija i parë prej të dyja anëve, jam mësu me më lazdru tepër shumë. Pastaj kur ka lindur vëllai, po i randë jam bo. Kam dashtë me e mbytë me jastëk, aq shumë domethanë… Kam bo tepër shumë skena”, ka thënë Edoni.
Xhelozia që fëmija ndien kur në jetë i vjen një vëlla ose motër, nuk është diçka e rrallë.