Një 17-vjeçare në Palermo ka mbytur nënën e saj pas një sherri. E mitura e mohoi për disa orë, duke thënë fillimisht se nëna e saj kishte vdekur pasi kishte marrë mbidozë qetësuesish.
Një histori plot kontradikta kjo e vajzës 17-vjeçare të një mësueseje fillore nga Bagheria, Teresa Spanò, kjo e fundit e gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, në Corso Butera, në periferi të qytetit në provincën e Palermos.
Por fjalët e të resë nuk i kanë bindur as hetuesit dhe as mjeken ligjore, të cilët kanë vënë re menjëherë shenja të lehta rreth qafës së viktimës. Vajza kishte përmendur një sherr që kishte patur me të ëmën gjatë natës.
Kur pyetjet e hetuesve u bënë më të rrepta, vajza rrëfeu se e kishte mbytur nënën e saj, me të cilën marrëdhëniet ishin shumë të tensionuara prej disa kohësh, raporton Corriere.it.