Dukagjin Lipa flet për kohën kur përmes këngës thërriste për paqe në Kosovë

Pjesë e ekipit, i cili në kohë tejet të vështira për Kosovën ishte organizuar që përmes këngës në vitin 1998 t’i bënin thirrje botës për ta parë nevojën për paqe pas luftës së ashpër që po ndodhte në Kosovë, ishte edhe ish-vokalisti i grupit “Oda” si dhe babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjin Lipa.

Ai në një prononcim për emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, ka falënderuar autorin e këtij emisioni Adnan Merovcin, për kontributin e tij në këtë projekt, i cili u titullua “Kosova Calls for Peace”, por edhe për veprat e tjera në kohë të vështira të vendit, duke vazhduar të tregojë për rëndësinë e kësaj këngës pikërisht në këto kohë të vështira.

“Ka qenë kënaqësi dhe privilegj që në atë kohë me ftesën e presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe me mbikëqyrjen e juaj personale të isha prezent dhe të isha pjesëmarrës në projektin e paqes për Kosovën dhe së bashku me kolegët e mi dhe miqtë tanë të përbashkët të mblidhemi rreth kauzës sonë gjithë popullore”, tha ai.

Lipa, përveç se shprehu privilegjin që ndjente si pjesëtar i kësaj kënge, gjithashtu komentoi diplomacinë e jashtme të Kosovës e cila po bëhet përmes artit, diplomaci kjo që, sipas tij, ka bërë që sot bota të flasë për shqiptarët me një admirim.

Prononcimin e tij mund ta dëgjoni këtu:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *