Zhduken disa prova, pamjet e kamerave të sigurisë së ‘Kobra City’ nuk po i gjen Policia

Disa prova shumë të rëndësishme janë zhdukur dhe ende nuk kanë rënë në duar të hetuesve të policisë në lidhje me vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi në orët e para të mëngjesit.

Përpos armës së krimit e cila është zhdukur dhe ende nuk është gjetur, KALLXO,com mëson se nga lokali i natës “Kobra City” janë zhdukur edhe kamerat e sigurisë.

Policia nuk ka arritur të gjejë asnjë material filmik të ngjarjes, pasi punëtorët janë arsyetuar se kamerat nuk punojnë pasi të njëjtat ishin marrë nga policia rreth një vit më parë.

Gjuajtja me armë dyshohet se ka ndodhur në parkingun e lokalit “Kobra City”./KALLXO,com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *