Banorët e lagjes “Kodra e Trimave” kanë bllokuar rrugën “Fahri Fazliu”, në shenjë proteste ndaj komunës së Prishtinës e Policisë, të cilat institucione sipas tyre nuk janë të përgjegjshme në punë.
Këta banorë ankohen se Komuna e Prishtinës nuk ka vendosë pengesa të cilat ulin shpejtësinë e makinave dhe kurse Policia thonë se nuk po bënë patrullime në këtë lagje, për të ulur e parandaluar aksidentet me fatalitet të cilat po ndodhin në këtë lagje.
Ndryshe, më 30 dhjetor një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga vetura.