“Kam një partner që më shikon”, Olta Gixhari paralajmëron Luizin pas veprimit të tij

Duket se një veprim i Luizit ka acaruar së tepërmi Olta Gixharin brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Këngëtari e ka tërhequr aktoren nga dora dhe ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak kësaj të fundit. Në një bisedë me Efin, Olta ka treguar ngjarjen sipas këndvështrimit të saj.

“Unë e di që ai nuk e bën me të keq, por nuk më erdhi mirë sepse unë kam dhe një partner që më sheh nga televizori. Po dhe sikur mos të kisha, mua të kapi njeri nga dora dhe të më tërheqi është e tepërt! Këtu me dorë nuk ka!”.

Pas kësaj aktorja paralajmëroi Luizin që të mos e përsërisë më këtë veprim si dhe ti kërkonte falje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *