KFOR-i po i heq edhe automjetet e fundit që kanë mbetur rrugëve të veriut

KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se janë duke punuar për t’i hequr disa automjete të bllokuara rrugëve të veriut.

Përmes një njoftimi në Facebook, KFOR-i thotë se ka synim ta kthejë lirinë e lëvizjes, siç edhe e obligon mandati i marrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për t’i hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për ta rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.

Pas lirimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq në arrest shtëpiak dhe një garancie se kujdestarët e barrikadave s’do të arrestoheshin, serbët u pajtuan t’i heqin ato.

Disa kamionë u dogjën nga persona ende të paidentifikuar duke mbetur në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *