Arrestohet Dibran Hoxha

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se pronari i lokalit Kobra City, Dibran Hoxhaj është arrestuar, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Insajderi se së bashku me Hoxhën në stacionin policor janë shoqëruara edhe pesë persona të tjerë.

Bytyqi tha se policia është duke bërë bastisjet në objektet për-rreth dhe në shtëpinë e një nga të dyshuarit.

“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Në mesin e personave që janë shoqëruar në polici është edhe pronari i lokalit. Ka dyshime që D.H të jetë personi që ka qëlluar me armë zjarri për momentin është duke u intervistuar, nuk është arrestuar është i ndaluar. Katër-pesë persona tashme janë në stacionin policor. Policia është duke bërë kontrollimin dhe bastisej në disa objekte për rreth dhe në shtëpinë e një personi të dyshuar”, tha Bytyqi për Insajderin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *