Sot, në Qendrën Klinike Universitare, ka humbur jetën një 19-vjeçar i cili u përfshi dje në një aksident trafiku në Graçanicë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Emergjenca thonë për Sinjalin se i riu ishte dërguar dje për trajtim në këtë qendër, por përkundër intervenimeve të mjekëve, ai sot ka vdekur.
19-vjeçari u përshi në një aksident me një veturë tjetër, ku po ashtu mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë.
Trupi i tij i pajetë është dërguar në IML për obduksion, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.