As në këtë fundvit Presidentja nuk fal asnjë të burgosur

Injorim i institucioneve të Kosovës, ndaj qytetarëve të saj po konsiderohet nga KMDLNJ, mos falja e asnjë të burgosuri nga presidenca, tash e më shumë se një vit. Nga mbi 100 kërkesat nga të burgosurit, sa i ka pasur zyra e presidencës gjatë 2022, Vjosa Osmani, nuk e përfilli asnjë prej tyre për festa të fundvitit

Shumë kërkesa nga persona që janë duke vuajtur dënimet e tyre në burgje të Kosovës, kanë shkuar në adresë të zyrës së Presidencës, për të kërkuar faljen e dënimit.

Por, as në këto festa të fundvitit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e ka marr parasysh asnjë nga kërkesat.

Nga Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut, thonë se kjo është e paarsyeshme dhe se janë të zhgënjyer nga kjo qasje.

“Ajo cfarë ne jemi të dëshpëruar është se po bëhet viti i dytë që nuk po falet asnjë person, që është i privuar nga liria. Ne si monitorues në bazë të vizitave që i realizojmë në terren në bazë të monitorimeve për të drejtat e njeriut, gjendjes në institucione, kemi bërë vlerësimet që ka persona që meritojnë faljen dhe ka persona duhet të falen”, ka thënë Valentina Demolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *