A duhet të hamë më shumë mish në dimër?

Kur jashtë është ftohtë dhe temperaturat bien nën zero gradë Celsius, shpesh mund të shërbejë si një instinkt për të kërkuar porcione ushqimi më të bollshme dhe me kalori, veçanërisht ato me mish, në përpjekje për t’u ngrohur. Pyetja është, a është kjo e saktë?

Sipas Signa Svanfeldt, krye nutricioniste në aplikacionin e ushqimit të shëndetshëm Lifesum, ne fakt djegim më shumë kalori në dimër.

“Ne shpenzojmë pak më shumë energji kur jemi të ftohtë, sepse trupi ynë përdor më shumë energji për t’u ngrohur. Në të kundërt, në një klimë të ngrohtë me temperatura të larta, ne mund të ndihemi më të disponuar për ushqime më të lehta”, tha ajo për HuffPost.

Ajo thekson se mund të ndjejmë edhe dëshirën për të ngrënë më shumë ushqim të nxehtë sesa ushqime më të lehta si sallata, sanduiçe dhe fruta.

Swanfeldt shton se hulumtimet e mëparshme nga viti 2021 treguan se metabolizmi ynë përshpejtohet kur është më ftohtë, “ndërsa dëshira jonë për të ngrënë gjithashtu rritet në krahasim me një klimë më të ngrohtë”.

“Ne nuk duhet të bëjmë ndonjë ndryshim drastik, megjithëse mund të jetë e mençur të dëgjoni sinjalet e urisë së trupit tuaj dhe të siguroni energji të mjaftueshme dhe një shpërndarje të ekuilibruar të makronutrientëve,” shpjegon ajo dhe sugjeron ushqime të balancuara dhe të ngrohta me shumë proteina, fibra dhe yndyra të pangopura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *