Stacioni Policor Prizren, mëngjesin e së hënës ka sekuestraura disa armë.
Sipas Policisë, më 1 janar në ora 00:05 nëpërmes rrjeteve sociale është parë një video, ku shihen disa persona të dyshuar duke shkrepur me arme zjarri, të cilët gjithashtu ndihmon disa fëmijë që të gjuajnë me armë.
Pasi që policia ka marrë informacionin, ka filluar hetimet, pas veprimeve operative hetimore është arrit që të dyshuarit të identifikohen dhe të lokalizohen.
“Në orët e paradites policia ka shkuar në vendngjarje, te shtëpia e të dyshuarve, katër të dyshuarit, pasi që janë përball me provat kanë pranuar veprën dhe i kanë dorëzuar armët. Të dyshuarit deklarojnë se kanë shkrepur me armë për të festuar me rastin e ndërrimit të viteve. Nga policia janë sekuestruar tre armë, një pushkë automatike dhe dy pistoleta me gjithë karikator dhe municion”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit pasi që janë intervistuar janë liruar me procedurë të rregullt.