Pronari i marketit në Gjilan merr kërcënime pasi lajmëroi se nga sot e tutje nuk shet më produkte serbe

Pronari i një marketi në Gjilan ka vendosur që t’i ndalojë në lokalin e tij produktet që vijnë nga Serbia.

Ai ka deklaruar se nga sot, 1 janar 2023, në marketin e tij nuk do të mbajë më produkte me origjinë nga Serbia.

Këtë e konfirmoi vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Sipas tij, ai nuk dëshiron të kontribuojë në rritjen e buxhetit të qeverisë “fashiste serbe”, ani pse – siç thotë ai – nuk ka asgjë kundër popullit serb, e sidomos kundër serbëve lokale, që jetojnë në Kosovë. 

Megjithatë jo çdo gjë ka shkuar mirë për pronarin Alban Osmani, pasi ai ka shkruar se pas këtij veprimi, ka hasur në sabotazhe e kërcënime.

Kjo pasi, ky vendim duket t’i ketë penguar dikujt. 

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:

sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *