Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Atdhe Xharavina dhe Fation Kuqari kanë krijuar një lidhje të ngushtë miqësie pas mbarimit të spektaklit.
Teksa ishin të ftuar në një intervistë, dy miqtë i nxorrën njëri tjetrit disa sekrete mes tyre, shkruan gazeta Neutral.
“Atdheu bie shumë shpejt në dashuri, sa e njeh një vajza thotë se ka rënë në dashuri. “Po prit një herë”- i them, nëse e sheh në Instagram atë muhabet ka.
Nxjerr një herë në dy ditë këngë dashurie, ose bën romane gjoja që e kanë zhgënjyer, heq foton, mbyll Instagramin, hap Instagramin.
Është shumë i dhembsur por nuk shprehet, për herë të fundit ka qarë në fundjavë kur po ktheheshim nga jugu por nuk e di arsyen.
Ky mund të bjerë në dashuri edhe duke folur me një vajzë”-zbuloi Fatjoni.