Vjen në jetë foshnja e parë për vitin 2023 në QKUK

Mjeku në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Rafuna ka konfirmuar se foshnja e parë e lindur në vitin 2023 është vajzë.

Mjeku theksoi se nëna dhe foshnja janë mirë me shëndet. 

Nëna e parë e 2023-s është nga Drenasi.

“Para pak minutash lindi foshnja e parë në klinikën tonë, e gjinisë femër. Pacientja është Elona Rrustemi nga Drenasi. Ka lindjen e dytë. Ka lindur një fëmijë të shëndoshë nëpër rrugë natyrore të lindjes. Gjendja e nënës dhe fëmijës është shumë e mirë”, ka thënë ai për KosovaPress.

Në vitin 2022 në këtë klinikë janë kryer mbi 8800 lindje.

“Deri më ditën e sotme kane qenë 8808 lindje, kjo është e 8809-ta lindje”, ka thënë Rafuna.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *