Ky është i dyshuari i fundit që ra në prangat e Policisë për mashtrime me subvencione

Edhe një person tjetër është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka mashtruar me subvencionet nga Ministria e Bujqësisë përmes dhënies së ryshfetit te personat zyrtarë.

Burimet nga indeksonline bëjnë të ditur se personi që u arrestua është Bekim Bruqi 

Edhe një person tjetër është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka mashtruar me subvencionet nga Ministria e Bujqësisë përmes dhënies së ryshfetit te personat zyrtarë.

Ai ngarkohet me veprat penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Mashtrim me subvencione” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës

Kujtojmë se gjatë këtij aksioni janë arrestuar edhe 11 persona tjerë, në mesin e tyre 3 zyrtarët Liridon Fandaj – asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Suharekës, Arton Elezi – zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në Viti dhe Bekim Bruqi – zyrtar në Institutin e Bujqësisë në Pejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *