Tragjike: Gruaja në Malishevë gjendet pa shenja jete, dyshohet se bëri vetëvrasje me kabllo elektrike 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur para disa orësh në fshatin Carravranë të Malishevës, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një grua, e cila dyshohet se ka bërë vetëvrasje me kabllo të energjisë elektrike.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Emergjenca dhe njoftuan se vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur pas orës 12:00, kur Policia mori informacionin për këtë se e ndjera ishte gjetur e vdekur.

Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku po bëhen ekzaminimet e lokacionit dhe janë marrë disa deklarata nga të afërmit e të ndjerës.

Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes” dhe kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka vdekur viktima. 

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.

“Sot rreth orës 12:30 Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se në fshatin Carravranë-Malishevë një person dyshohej të ishte pa shenja jete. Policia ka dalë në vend-ngjarje si dhe një ekip mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër e lindur në vitin 1962. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është duke u trajtuar si “Hetim i vdekjes”.

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *