Gërvalla për Asociacionin: Nuk do të ndodhë, ka vdekur kur Kushtetuesja tha se bie ndesh me 23 nene

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ndodhë në Kosovë.

Gërvalla, në një intervistë për Radio Televizion Shqiptar, thotë se asociacioni ka vdekur kur Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se bie ndesh me 23 nene.

“Ky asociacion i cili ka pasur një marrëveshje ne 2013 që u korrigjua në 2015, ka vdekur kur Gjykata Kushtetuese ka thënë se bie ndesh me 23 nene. Nuk është legjitime për qeverinë tonë që të ofrojmë koncepte që bien ndesh me Kushtetutën e vendit. Kryeministri Kurti ka paraqitur në Bruksel një plan me gjashtë pika, një prej të cilave ka të bëjë me pakicat kombëtare”.

“Do donim që në të gjithë vendet e rajonit t’u siguronin qytetarëve të pakicave sikurse ua mundësojmë ne në Kosovë. Asociacioni nuk mund të ndodhë në Kosovë por do ulemi të bisedojmë për zgjidhje për pakicat e komunitetit”, tha Gërvalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *