Kremlini i ka vendosur Ukrainës një kusht për të sjellë paqe mes dy vendeve, i cili është të njohë aneksimin nga Rusia të katër rajoneve në lindje dhe në jug të vendit.
Sipas Rusisë, Ukraina duhet të njohë aneksimin e katër rajoneve në lindje dhe jug të vendit. Ndërkohë, Zelensky ka hartuar një plan me dhjetë hapa për planin e paqes, ku kërkesa kryesore është tërheqja e trupave ruse dhe dëmshpërblimi për dëmet e luftës agresore.
Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov ka reaguar ndaj një plani që presidenti ukrainas Zelensky ka vendosor.
“Nuk mund të ketë asnjë plan paqeje për Ukrainën, i cili nuk merr parasysh realitetet e sotme në territorin rus,” citoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksij Danilov, i hodhi poshtë menjëherë kërkesat e zëdhënësit të Kremlinit.
“Nuk ka asnjë realitet në të cilin ‘territore të reja janë pjesë e Federatës Ruse. Realitetet e Federatës Ruse janë: turpi, disfata dhe kolapsi i saj”, shkroi Danilov në Twitter.
Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksi Makeiev, vazhdon të jetë pro Ukrainës dhe e mbështet atë në çdo moment, madje edhe në deklaratën e fundit ka reaguar në lidhje me kërkesat e Rusisë për planin e paqes.
“Paqja nuk bie nga qielli. Për të duhet luftuar. Dhe ne ukrainasit e bëjmë këtë në emër të të gjithë evropianëve. Ukrainasit duan më shumë guxim dhe vendosmëri nga aleatët dhe partnerët tanë.” tha Makeiev
Si synime për vitin 2023 Makeiev përmendi “çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesit rusë, rivendosjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, kthimin e bashkatdhetarëve në shtëpi, rindërtimin e vendit dhe përparimin e mëtejshëm në integrimin në BE dhe NATO, ndërkohë që Rusia ka sulmuar sërish Ukrainën dhe nuk e ka përmendur deri tani mundësinë e një paqeje nëse nuk plotësohen këto kushte.