QKUK dje pasdite ka pranuar në spital një grua 41-vjeçare që ishte rrahur keq nga burri i saj.
Njësitet policore kanë intervistuar viktimën, e cila ka deklaruar se është sulmuar fizikisht me shuplaka e grushte nga burri i saj dhe si pasojë ka marrë lëndime në fytyrë, meson Sinjali, transmeton Neutral.al
Personi i dyshuar është arrestuar pak më vonë dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve e ka pranuar se si pasojë e mosmarrëveshjeve me viktimën kanë pasur edhe konfrontim fizik. Ai ka thënë se fillimisht e dashura e tij e ka goditur atë me shuplakë dhe më pas edhe ky e ka sulmuar.
Burri është dërguar për 48 orë në mbajtje me vendim të prokurorit. Ai do hetohet nën dyshimet për kryrjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”./Neutral.al/