Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë raportuar për 12 raste të dhunës në familje.
Vushtrri
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rast shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Mitrovicë
“Njësitet policore kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e PK-së.
Gjakovë
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se nën ndikim të medikamenteve ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij viktimave kosovar ë. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe më pas të intervistohet” thuhet në njoftimin e PK-së.
Deçan
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe vëllai i tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari bashkëshorti është dërguar në mbajte” thuhet në njoftimin e PK-së.
Klinë
“Më 29.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e PK-së.
Prizren
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e PK-së.
Suharekë
“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj dyshohet se ka ushtruar dhunë. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e PK-së.
Podujevë
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt thuhet në njoftimin e PK-së.
Podujevë
“Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e PK-së.
Prishtinë
“Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi bashkëshorti i saj është duke e shqetësuar dhe duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e PK-së.
Prishtinë
“Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pas një fjalosje me burrin e saj dhe më pas me vajzën e saj. Lidhur me rastin janë arrestuar i dyshuari dhe e dyshuara te cilët gjatë intervistimit e kanë mohuar qe e kanë sulmuar viktimën, ndërsa e dyshuara e ka pranuar se ia ka dëmtuar telefonin viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Prishtinë
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, për shkak të një mosmarrëveshje i dyshuari bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime trupore. Lidhur me rastin, është informuar QPS-ja dhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së.