Haziri: Vendimi s’ishte as i Kurtit, as i Vuçiqit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se veri i vendit po shkon drejt normales si shkak i diplomacisë dhe durimit.

Vendimi për të shkuar drejt gjendjes normale, sipas Hazirit nuk ishte as në dorën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e as në dorën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ata shkaktuan kaosin e inatit, por partnerët e popullit të Kosovës, me durim dhe diplomaci, filluan normalizimin deri në krizën tjetër që do ta prodhojnë prapë”, është shprehur Haziri.

Tutje, ai tha se barrikadat, si mjet presioni janë të papranueshme dhe se dialogu është mjeti që zgjidh probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *