Ibrahim Tatlises është një ndër këngëtaret më të famshëm në Turqi. Ibrahimi javën e kaluar është komentuar shumë për një mos marrëveshje me djalin e tij të madh, Ahmet.
Mediat turke raportojnë se, djali i tij Ahmeti, i cili tha se dyshonte në shëndetin mendor të babait të tij, ngriti një padi për të caktuar një kujdestar për Ibrahim Tatlıses.
Një postim në rrjetet sociale për ditën e baballarëve u bë mollë sherri mes Ibrahimit dhe djalit të tij të madh.
Ibrahim Tatlises, kishte shkruar “Babai është i dashur, ata që nuk e vlerësojnë babanë janë femije te budallait”.
Ky postim u mor si deklaratë thumbues për djalin e tij Ahmet Tatlıses, me të cilin nuk ka kontakt.