E tmerrshme: 25-vjeçari i droguar kërcënon nënën e tij dhe….

Për shkak të përdorimit të substancave narkotike shumë persona janë më agresivë dhe shkaktojnë telashe për familjarët dhe personat e tjerë përreth.

Dje në fshatin Luzhnic të komunës së Suharekës ka ndodhur një rast i tillë, raporton Sinjali.

Një nënë ka denoncuar djalin e saj 25-vjeçar, për të cilin ka deklaruar se e ka kërcënuar. Sipas saj ai është përdorues i drogës.

Njësitet policore kanë kryer kontroll në dhomën e të dyshuarit ku kanë gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Prokurori ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *