Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është shprehur i shqetësuar me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij, lidhur me, siç thonë, “vendimin ligjor” për ndërrimin e masës së të pandehurit Dejan Pantiq nga paraburgimi në arrest shtëpiak, vendim i cili KPK-ja thotë se është marrë pas kërkesë së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
KPK-ja vlerëson se reagimet e tilla të Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij janë tendencë për ndërhyrje në punët dhe pavarësinë e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, duke shtuar se kjo mund të ja rrezikoj jetën prokurorit të rastit, raporton Gazeta10.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është thellësisht i shqetësuar me deklaratat e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe vartësve të tij, lidhur me vendimin ligjor për ndërrimin e masës së të pandehurit Dejan Pantiq nga paraburgimi në arrest shtëpiak, që është marrë pas kërkesë së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.”, thuhet në reagimin e tyre.
KPK vlerëson që reagimet e tilla të Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij janë tendencë për ndërhyrje në punët dhe pavarësinë e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës
“Po ashtu, KPK shpreh indinjatën e thellë me kërkesën e Kryeministrit Kurti për t’u informuar me emrin e prokurorit i cili ka bërë kërkesë për ndërrimin e masës ndaj të pandehurit Pantiq, nga se kjo përveç që ndikon në punën e pavarur të prokurorit, mund të nxitë edhe reagime që do mund të rrezikojnë jetën e tij.”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje në reagimin e tyre Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë thënë se ata mbështetin të gjitha vendimet e prokurorëve që janë të mbështetura në ligj, dhe ju bënë thirrje për të vazhduar punën e tyre të pavarur, profesionalisht dhe të mos ndikohen nga asnjë lloj ndërhyrjeje apo presioni.
Këshilli Prokurorial edhe një herë I ka kërkuar Kurtit që të respektojnë punën e institucionit të pavarur të Prokurorit të Shtetit, ngase tentativat për ndërhyrje, do të mbesin vetëm si të tilla.